Sporti

81 futbollist kosovar luajnë në futbollin zviceran

07/19/2021 13:01
nga:Q R

Zvicra është duke korrur suksese në futbollin ndërkombëtar, kjo edhe falë futbollistëve me prejardhje nga Kosova.

Behrami, Xhaka e Shaqiri janë emrat e mëdhenj që kanë bërë karrierë në Zvicër por ata kanë mbrapa edhe rreth 80 futbollist tjerë.

Sipas faqes “Kosovans Abroad”, me statistika të nxjerra nga Transfermarkt, 81 futbollist luajnë në futbollin zviceran.

15 prej tyre janë pjesë e skuadrave të para derisa 66 të tjerë në nivele më të ulta.