Lajme

MSh: Qytetarët që kanë pasur termin për vaksinim ditën e Bajramit, do t’i marrin të mërkurën

07/19/2021 11:42
nga:Q R

Ministria e Shëndetësisë ka informuar qytetarët se të gjithë ata të cilët i kanë pasur terminët për marrjen e dozës së dytë të vaksinës kundër COVID-19 me datën 20 korrik, atë do ta marrin një ditë më vonë, me datën 21 korrik, për shkak të festës së Bajramit, përcjell GazetaBlic.

“Pra, qytetarët që kanë pasur termine për ditën e martë, dozat e dyta të vaksinave do t’i marrin ditën e mërkurë, sipas intervaleve kohore të përcaktuara në terminet e tyre dhe në të njëjtat Qendra të vaksinimit ku i kanë marrë edhe dozat e para”, thuhet në njoftimin e MSh-së.

Në të njëjtën kohë, MSh u ka bërë thirrje qytetarëve të moshës mbi 18 vjeç që të aplikojnë përmes platformës eKosova për caktim të terminëve për marrje të vaksinës kundër COVID-19.

Izraeli paralajmëron se vaksina Pfizer është më pak efektive kundër variantit Delta