Lajme

Kuvendi nis seancën, fillon votimi i pikës së parë të rendit të ditës

07/19/2021 11:01
nga:Q R

Kuvendi i Kosovës ka filluar seancën e sotme e cila është vazhdim i asaj të premtes që ishte javën e kaluar.

Punimet i hapi nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, duke thënë se në seancë janë 93 deputetë.

Ajo filloi me pikën e parë të rendit të ditës që ishte “Votimi i Projektligjit nr.08/L-006 për ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes ndërkombëtare me Bankën Evropiane për Investime (BEI), për financimin e Projektit për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10”.

Kjo pikë u vendos për votim për herë të dytë, pasi nuk pati numër të mjaftueshëm të deputetëve në herën e parë.