Napoli ka zhvilluar ditën e djeshme miqësoren e parë për këtë edicion nën drejtimin e trajnerit Spalleti.
Skuadra italiane u përballë me Bassa Anaunia dhe arriti që të fitonte me rezultatin e thellë 12:0.
Një ndeshje test për lojtarët pas disa ditësh me ngarkesa të larta fizike.
Në këtë takim luajti edhe Amir Rrahmani që u aktivizua në pjesën e dytë.
Duke parë zëvendësimet e shumta të bëra nga Spalleti, Rrahmanit iu besua në pjesën e dytë edhe shiriti i kapitenit duke parë që në fushe kishte shumë lojtarë të rinj dhe mbrojtësi i Kosovës ishte me më shumë eskperiencë.
Një kënaqësi e veçantë për ish-lojtarin e Drenicës dhe Partizanit që tashmë arrin të mbajë shiritin e një prej skuadrave më të mira në Serie A.


