Sipas Sport, FC Barcelona po hap derën për largimet e tre mbrojtësve këtë verë.
Samuel Umtiti është afër largimit pas një sezoni të kaluar me shumë dëmtime dhe pak paraqitje bindëse, përcjell GazetaBlic Sport.
Clement Lenglet është gjithashtu një nga lojtarët e mundshëm që mund të largohet. Emri i tij u lidh me një kalim tek skuadra e Premierligës, Everton javën e kaluar.
Në fund është, Sergino Dest, i cili gjithashtu mund të largohet nga klubi nëse ka një ofertë të arsyeshme.
/GazetaBlic Sport


