Sporti

Ish kampioni i botës: Donnarumma do të dominojë për 15 vitet e ardhshme

07/19/2021 08:42
nga:Lorik J

Fabio Cannavaro e sheh Gianluigi Donnarumma si ‘kampionin e vërtetë’ të Italisë fituese të Kampionatit Evropian.

Sipas ish-kampionit të botës, bashkatdhetari i tij do të jetë në këtë formë për të paktën dekadën e ardhshme, përcjell GazetaBlic Sport.

UEFA shpalli Donnarumma lojtarin më të mirë të turneut pasi fitoi finalen kundër Anglisë.

“Unë jam i befasuar që para Kampionatit Evropian disa njerëz menduan se ai ishte një portier mesatar,” tha Cannavaro për Tuttosport.

“Nuk ka asgjë mesatare për Gigio. Shikoni qetësinë që ka me 22 vjeç. Ai do të jetë portieri më i mirë në botë për dhjetë-pesëmbëdhjetë vitet e ardhshme”. përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport