Lajme

Përmbytjet: Merkel e tronditur nga shkatërrimi ‘surreal’

07/19/2021 08:22
nga:Q R

Kancelarja gjermane Angela Merkel është shprehur e tronditur për atë që ajo e përshkroi si shkatërrim surreal të shkaktuar nga përmbytja e javës së kaluar në Gjermani.

Merkel vizitoi zonat e prekura të Gjermanisë perëndimore të dielën, duke biseduar me të mbijetuarit dhe punëtorët e urgjencës.

Të paktën 188 njerëz në Gjermani dhe Belgjikë tani dihet se kanë vdekur nga përmbytjet.

Shiu i madh po vazhdon të shkaktojë dëme, duke u zhvëndosur tani në pjesë të Austrisë dhe Gjermanisë jugore.

Ndërkohë në Gjermaninë perëndimore, autoritetet thanë që diga Steinbachtal, në jug-perëndim të Bonit, mbetet në rrezik për prishje pasi banorët u evakuuan nga shtëpitë.

Udhëheqësit evropianë kanë fajësuar ndryshimin e klimës për përmbytjet, të cilat kanë prekur gjithashtu Zvicrën, Luksemburgun dhe Holandën.

Kurti e Vuçiq takohen sot në Bruksel