Showtime

Romeo u filmua duke u puthur me një bjonde, reagon për herë të parë Aleksia, e dashura e tij

07/18/2021 22:56
nga:Genita C

Romeo Veshaj ka bërë lëmsh rrjetin ditëve të fundit.

Aktori i humorit fillimisht u përfol pasi u nis për Barcelonë me të dashurën e tij Aleksia Peleshi.

Por më vonë rrjeti u “pushtua” nga një video ku Romeo u kap duke u puthur me një bjonde rrugëve të Barcelonës.

Kjo bëri lëmsh rrjetin pasi supozohej se me të ndodhej edhe e dashura e tij, Aleksia.

Më vonë në media u zbulua identiteti i vajzës në video, e cila quhet Eriketa dhe jeton në Barcelonë.

E derisa të gjithë prisnim reagimin e Aleksias ajo qenka shumë e qetë rreth kësaj qështje.

Përmes rrjeteve sociale ajo ka reaguar duke na bërë të mendojmë se diçka tjetër fshihet pas asaj video./afterparty.al