Sporti

Brahim Diaz huazohet te Milan për dy vite

07/18/2021 23:12
nga:E K

Brahim Diaz ka vazhduar huazimin te Milan.

Skuadrat e Milan dhe Real Madrid kanë arritur marrëveshje për zgjatjen e huazimit të Diaz në Itali, shkruan GazetaBlic Sport.

Milan ka opsion blerjen e spanjollit pas përfundimit të huazimit, çmimi që duhet të paguajë Milan për të bërë kartonin e tij është 22 milionë euro.

Diaz ishte i huazuar edhe në sezonin e kaluar te Milan, spanjolli shënoi 7 gola dhe dhuroi 4 asistime në 39 ndeshje.

/GazetaBlic Sport/