Showtime

Këto foto të Dhurata Dorës dhe Noizy-t tregojnë shumë

07/18/2021 21:28
nga:G C

Prej gati 2 vitesh, Dhurata Dora dhe Noizy përfliten për një bashkëpunim mes tyre. Në vitin 2019-të nisën dyshimet e para se dy këngëtarët kishin bashkuan forcat me njëri-tjetrin për një duet.

Një foo e tyre e përbashkët bëri xhiron e rrjetit, por asgjë nuk u lançua gjatë atij viti nga Noizy dhe Dhurata.

Ditën e sotme pothuajse në të njëjtën kohë, Dhurata dhe Noizy kanë publikuar foto nga i njëjti vend. Ata shfaqen në një hapësirë të hapur, rrethuar me lule dhe në sfond dallohet një ngjyrë vjollcë.

Bëhuni gati”, ka shkruar Dhurata përkrah fotos së saj duke paralajmëruar një projekt të ri.

Po ashtu Noizy shkruan në postimin e tij: “A jeni gati për çka po vjen?”.

Më pas menjëherë kanë nisur komentet nga fansat e dyshes që shprehen të bindur se dueti po afron.