Juventus po e kërkon me ngulm transferimin e Gabriel Jesus.
Sipas “Calcio Mercato“, klubi nga Torino po synon transferimin e brazilianit të Manchester Cityt në këtë afat kalimtar, shkruan GazetaBlic Sport.
Mediat në Itali raportojnë se Juventus ka pyetur klubin anglez rreth çmimit të 24 vjeçarit.
“Citizens” po kërkojnë 50 milionë për ta lënë të lirë sulmuesin brazilian i cili në sezonin e kaluar zhvilloi 42 ndeshje dhe realizoi 14 gola dhe bëri 4 asistime.
/GazetaBlic Sport/


