Showtime

Ramiz Lladrovci takohet përsëri me Don Xhonin, ka disa fjalë për të

07/18/2021 15:51
nga:Genita C

Nuk është hera e parë që Ramiz Lladrovci mbështet reperin Don Xhoni.

Kryetari i Drenasi edhe kësaj radhe ka treguar hapur përkrahjen e tij për reperin, shkruan Reporteri.net.

Përmes një postimi të bërë në Instagram ka shkruar se Don Xhoni është gjeneratë e lirisë dhe se muzika e tij tashmë ka kaluar kufijtë e Kosovës.

Postimi i tij i plotë:

Takim i fundjavës me Don Xhonin, emër i njohur i skenës muzikore. Ai tashmë ka kaluar kufijtë e Kosovës me muzikën dhe talentin e tij. Don Xhoni është gjeneratë e lirisë. Suksese!