Sporti

Kosova A në konkurrencën e femrave të martën debuton në garat ndërkombëtare

07/18/2021 15:51
nga:Lorik J

Kombëtarja e Kosovës është gati të garojë në Evropë.

Kosova për herë të parë në histori do të garojë me basketbollistet seniore në ndonjë garë ndërkombëtare.

Vashat kosovare tashmë janë nisur për në Qipro, ku do të mbahet Kampionatit Evropian për Shtete të vogla nga 20 deri më 25 korrik.

Kosova është në grup me Qipron dhe Luksemburgun, ndërsa ndeshjen e parë debutuese e luan ndaj Qipros të martën.

Gjatët ditëve të fundit basketbollistet e vendit tonë janë vizituar në stërvitjet e tyre nga përfaqësues të shtetit si presidentja Vjosa Osmani që i motivoi dhe i dha mbështetje lojtareve para momentik historik.