Lajme

Odalloviq thotë se mëngjesin e sotëm iu ndalua hyrja në Kosovë, Kurti pati kërkuar që Vuçiq ta përjashtonte atë nga delegacioni

07/18/2021 14:31
nga:Q R

Një delegacion i Beogradit i udhëhequr nga presidenti i komisionit qeveritar serb për personat e zhdukur, Veljko Odaloviq, raportohet se nuk është lejuar këtë mëngjes, të hyjë në Kosovë.

Kështu të paktën shkruan tanjug, pas ankesës së Odaloviqit.

Odalović konfirmoi për Tanjug se delegacioni serb, ishte në vendkalimin administrativ Jarinje këtë mëngjes rreth orës 8:00 të mëngjesit, por që pjesëtarët e Policisë së Kosovës nuk i lejuan ata të hynin në Kosovë.

“Polici tha që unë isha i ndaluar të hyja. Unë kërkova një shpjegim, pas së cilës ai i thirri autoritetet, por përsëri mori një përgjigje negative pa asnjë shpjegim. Unë pashë vetëm një letër në të cilën shkruhej me shkronja të mëdhaja se ishte e ndaluar që unë të hyja”, tha Odalloviq.

Kjo ngjarje vjen një ditë para takimit të dytë ndërmjet Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që mbahet nesër në Bruksel.

Në takimin e parë më 15 qershor, Kurti pati kërkuar që Odalloviq të përjashtohej nga delegacioni serb.

“Për çështjen e të pagjeturve, të të zhdukurve me dhunë, duhet larguar nga pozita që ka dhe duhet marrë në pyetje kreun e delegacionit serb, z. Veljko Odaloviq, i cili në vitet 1997-1999, ishte “naçelnik i qarkut të Kosovës”, dhe udhëhiqte me Kosovën e okupuar bashkë me z. Zoran Angjelkoviq”, kishte thënë Kurti pas takimit me Vuçiqin.

Kthimi i 11 kosovarëve nga Siria, ambasada amerikane: Kosova është lider në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit