Sporti

Prishtina – Conna’s, ky është çmimi i biletave

07/18/2021 12:45
nga:Lorik J

Skuadra e Prishtinës do të takohet me Connas të martën.

Prishtina dhe Conna’s takohen të martën nga ora 18:00, në kuadër të fazës së dytë të kualifikimeve për UEFA Conference League, përcjell GazetaBlic Sport.

Kjo ndeshje do të zhvillohet me praninë e publikut, me ç’rast nesër dalin në shitje biletat.

Biletat në pjesën lindore të stadiumit do të kushtojnë 5 euro, në pjesën veriore dhe jugore nga 3 euro, kurse në perendim nga 10 euro.

/GazetaBlic Sport