Sporti

Braithwaite mund të përfundojë në Premierligë

07/18/2021 11:04
nga:Lorik J

Sulmuesi i Barcelonës Martin Braithwaite është në radarët e klubit anglez, Brighton – sipas SPORT.

“Pulëbardhat” po planifikojnë të përdorin disa nga 50 milionë dollarët që do të marrin nga Arsenali për Ben White për të  transferuar disa lojtarë, përcjell GazetaBlic Sport.

Barca do të kërkojë rreth 13 milionë funte për Braithwaite, i cili gjithashtu ka qenë i lidhur me West Ham dhe Wolves.

Sulmuesi nuk pritet të qëndrojë tek Barcelona edhe më tutje.

/GazetaBlic Sport