Lojtarë nga Manchester United, Arsenal e disa ekipe tjera nga Premierliga do të marrin pjesë në Japoni për Lojërat Olimpike 2020.
Lojërat Olimpike të Tokios 2020 u vonuan me një vit falë pandemisë globale Covid-19, por turneu i futbollit për meshkuj do të fillojë në 22 korrik 2021, përcjell GazetaBlic Sport.
Turneu do të zgjasë deri më 7 gusht, që do të thotë se përfundon vetëm një javë para se të fillojë sezoni i Premier League, shkruan Goal.
Ja lojtarët e Premierligës që do të luajnë në Lojëra Olimpike:
Arsenal | Gabriel Martinelli
Aston Villa | Douglas Luiz
Burnley | Chris Wood
Brighton | Alexis MacAllister & Tudor Baluta
Crystal Palace | Jay Rich-Baghuelou
Everton | Richarlison
Man Utd | Eric Bailly & Amad Diallo
Southampton | Caleb Watts
West Ham | Winston Reid


