Lajme

10 të lënduar nga një aksident në Mihaliq të Vushtrrisë

07/18/2021 10:05
nga:Q R

Nga një aksident trafiku në mes të dy veturave në Vushtrri kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit e automjeteve dhe 10 pasagjerë.

Gjashtë femra dhe katër meshkuj kanë pranuar tretman mjekësor dhe më pas janë liruar, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Rasti ka ndodhur të shtunën më 17 korrik rreth orës 20:30.

Vetaksident në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, humb jetën një femër