Sporti

Ndeshja miqësore më e çmendur e sezonit: Rrahja mes shokëve të skuadrës dhe zgjedhja e befasishme e trajnerit

07/18/2021 08:55
nga:Lorik J

Në miqësoren midis Lille dhe Kortrijk, gjithçka ndodhi me të vërtetë.

Dy lojtarë të ekipit kampion francez u përplasën në fundin e pjesës së parë. Arbitri vendosi të përjashtojë të dy, duke lënë ekipin në 9 lojtarë. Këtu vjen më pas vendimi i pazakontë i trajnerit kundërshtar, përcjell GazetaBlic Sport.

Trajneri i ekipit kundërshtar vendosi të linte një nga lojtarët e tij në zhveshtore në mënyrë që të mos “shkatërrojë” ndeshjen.

Por rrahja ndodhi pak pas 45 minutave të parë. Ndërsa ekipet po largoheshin nga fusha, Tiago Djalo dhe Xeka filluan të diskutojnë, ndoshta duke ndjekur shkëndijat e mëparshme. Arsyeja? Sipas mediave franceze, gjithçka lindi nga akuzat e ndërsjella për mungesë angazhimi, e plotësuar me ofendime. Nga fjalët ata kaluan në vepra, dhe këtu nisi lufta, me goditje të ndaluara. Ndërhyrja ishte e pashmangshme nga lojtarët e të tjerë dhe e gjyqtarit i cili me vështirësi e ktheu situatën në normalitet.

Ja rasti: