Sporti

Real Madrid mbush “boshllëkun” e Ramos, synon t’i rrëmbejë Juventusit Giorgo Chiellinin

07/18/2021 07:58
nga:Lorik J

Pas largimit të ish-kapitenit Sergio Ramos te PSG dhe një transferimi të mundshëm të Varane drejt Manchester United, Real Madrid, i ka hedhur sytë në tregun e trasnferimeve për të përforcuar repartin e mbrotjes.

Në horizont, është shfaqur një nga faktorët kyç të fitimit të “Euro 2020” nga Italia.

Fjala është për kapitenin e Axurrëve Giorgio Chiellini, i cili aktualisht është një lojtar i lirë pas skandimit të kontratës me “Zonjën e Vjetër”.

Ancelotti e vlerëson veteranin, e Perez duket i gatshëm për të kënaqur teknikun. Por kujdes, Juventusi mund t’i ofrojë një kontratë të re Giorgios dhe një transferim i shtatlartit në Madrird, do të bëhej gjithnjë e më e vështirë, shkruan Calciomercato.com.