Lajme

Prishtinë – Fushë Kosovë e Prishtinë – Gjilan, Policia jep detaje për dy aksidentet që ndodhën në orët e mbrëmjes

07/17/2021 22:46
nga:M K

Pak më parë GazetaBlic raportoi për dy aksidente që ndodhën në orët e mbrëmjes së sotme.

Ndërkaq, tani, Policia e Kosovës ka shpalosur detaje për të dy aksidentet, përcjell GazetaBlic.

Zëdhënësi i rajonit të Prishtinës, Agron Borovci ka thënë se nga aksidenti i parë, në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë janë përfshirë katër vetura, me disa të lënduar, të cilëve u është ofruar ndihma e nevojshme.

Ndërsa, tek ai në magjistralen Prishtinë – Gjilan pati veç dëme materiale.

AKSIDENT -I-

Rreth orës 19:10, në rrugën Prishtinë- Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident komunikacioni rrugor.

Në këtë aksident janë përfshirë katër automjete .

Si pasojë e aksidentit, disa persona kanë pësuar lëndime trupore, dhe të njejtëve u është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor.

Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti.

AKSIDENT -II-

Rreth orës 19:45, në rrugën Prishtinë-Gjilan, ka ndodhur një aksident rrugor në mes dy automjeteve.

Nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve materiale.

Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky aksident.

/GazetaBlic/