Sporti

Chelsea dhe Manchester City në garë për yllin e Aston Villas

07/17/2021 23:45
nga:E K

Grealish pritet të largohet këtë verë nga Aston Villa.

Mesfushori anglez ka tërhequr vëmendjen e dy gjigantëve të Premierligës, Manchester Cityt dhe Chelseat pas paraqitjeve të mira me Aston Villan sezonin e kaluar, shkruan GazetaBlic Sport.

Dëshira e 25 vjeçarit është të transferohet te kampioni i Anglisë, Manchester City.

Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola sipas mediave angleze pritet që së shpejti t’i hap bisedimet me Aston Villan për të negociuar çmimin e Grealish.

/GazetaBlic Sport/