Lajme

Vjosa Osmani uron vashat kosovare para nisjes për evropianin e shteteve të vogla që mbahet në Qipro

07/17/2021 21:12
nga:M K

Osmani viziton basketbollistet e përfaqësueses A të Kosovës para nisjes drejt Qipros

Kosova A në basketboll për herë të parë në konkurrencën e femrave do të garojë në arenën evropiane. Vashat e Kosovës do të garojnë në Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla, që do të mbahet nga 20 deri më 25 Korrik në Qipro.

Vajzat e Kosovës i ka vizituar edhe Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Osmani përmes një postimi në “Facebook” i ka uruar vashat e Kosovës dhe është shprehur e bindur se ato do të shkëlqejnë sepse kanë punuar me përkushtim në këtë drejtim.

“Nesër në orën 06:00 të mëngjesit, basketbollistet e përfaqësueses A të Kosovës do të udhëtojnë drejt Qipros, për të marrë pjesë në Kampionatin Evropian për shtete të vogla. “

“Mbrëmë, me ftesë të Federatës së Basketbollit të Kosovës, vizituam këto basketbolliste të talentuara e të zellshme të cilat janë gati për debutim në arenën ndërkombëtare. Jam e bindur se do të shkëlqejnë sepse puna e përkushtimi gjithnjë shpërblehen.”, ka shkruar Osmani në profilin e saj.