Sekretari organizativ i PSD-së, Nol Nushi ka reaguar pas lirimt të kryetarit të kësaj partie, Dardan Molliqaj, i cili u arrestua dje gjatë një aksioni për ‘tiketat ngjitëse’ prej 5 eurosh për vetura.
Nushi ka publikuar disa dokumente, me të cilat pretendon se arrestimi i djeshëm i Molliqajt ishte politik.
Nushi thotë se burgosja e tij ishte politike sepse kishte për qëllim disciplinimin e atyre që reagojnë, sidomos në tema të korrupsionit financiar që po e bën Vetëvendosje.
Postimi i plotë:
“Se arrestimi dhe burgosja e djeshme e Dardanit ishte politike, deshmojne edhe dokumentet e prokurorise se shtetit.
Ne vendimin per mbajtje, te arsyet e vendimit, thuhet qe i pandehuri mund te ndikoje te provat dhe deshmitaret e rastit dhe poashtu qe karakteristikat e te pandehurit dhe rrethanat e rastit mund te ndikojne qe i pandehuri, nese lihet i lire, ta perserise vepren.
Nje dite me pas, te gjitha keto arsye pushojne se ekzistuari dhe prokurorja e rastit, me nje vendim te ri, e liron Dardanin ne procedure te rregullt gjyqsore.
Burgosja e tij ishte politike sepse kishte per qellim diciplinimin e atyre qe reagojne, sidomos ne tema te korrupsionit financiar qe po e ben VV.
Edhe lirimi i tij ishte politik pasiqe presioni publik ndaj kesaj padrejtesie ishte i madh dhe i painjorueshem.
Kurti qartazi ka mendesi autoritare. Eshte detyre e jona qe te mos e lejojme qe kete mendesi ta ushtroje ai pushtet ne ne organizma te shtetit”.