Sporti

Real Madrid ia ofron Manchester Unitedit sulmuesin brazilian

07/17/2021 21:36
nga:E K

Real Madrid nuk llogarit më në shërbimet e Vinicius Junior.

Sipas ‘The Mirror‘ skuadrës së Manchester United i është ofruar mundësia e blerjes së Vinicius nga drejtuesit e Real Madridit, shkruan GazetaBlic Sport.

Los Blancos” po synojnë transferimin e Kylian Mbappes dhe me ardhjen e tij, Vinicius nuk do të ketë më vend në formacionin e Real Madridit.

Shuma që Real Madrid po kërkon nga Manchester United është 80 milionë, shumë të cilën klubi anglez ka refuzuar ta paguajë.

/GazetaBlic Sport/