Lajme

Trefishohen rastet ditore me Covid-19 në SHBA, nuk ndodhte prej 3 muajsh

07/17/2021 14:11
nga:Y I

Në SHBA ka pasur një rritje të lartë të rasteve me Covid-19 ditët e fundit.

Në 24 orët e fundit rastet e reja janë trefishuar dhe kanë shkuar në mbi 74 mijë. Shifra kaq të larta nuk kisht pasur prej 3 muajsh.

Ndërsa ditën e enjte ishin 27.956 raste të reja më covid-19. Në rritjen e rasteve të reja si në SHBA dhe në vende të tjera të botës ka ndikuar përhapja e versionit indian Delta.

SHBA është një nga vendet më të prekura nga Covid-19. Që prej nisjes së pandemisë janë regjistruar 34,054,952 raste nga të cilët kanë ndërruar jetë 608,815 persona.