Sporti

Trajneri Sarri i ashpër me tifozët e Lazios, i del në mbrojtje Vedat Muriqit

07/17/2021 13:51
nga:Mergim Rreci

Një video e fundit e publikuar tregon se si trajneri i ri i Lazios, Sarri kishte probleme me tifozët që e ofenduan Vedat Muriqin.

Trajneri iu afrua rrjetës ndarëse të tribunave dhe drejtoi gishtin ndaj tyre duke kërkuar nga ana e tyre që ta respektojnë atë, përcjell GazetaBlic Sport.

Ai iu drejtua tifozëve duke ju thënë se edhe mund t’i largoi ata nga stadiumi nëse vazhdojnë ta bëjnë këtë gjë.

Tifozët po qeshnin ndaj çdo prekje që sulmuesi kosovar e kishte me topin.

Video nga ky moment.