Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka njoftuar se stuhia e breshërit e rënë dje, ka shkaktuar dëme të mëdha në Skënderaj.
Deliu ka thënë se shumë kultura janë shkatërruar në tërësi, si dhe janë dëmtuar një pjesë e konsiderueshme e pemëve dhe perimeve të mbjellura.
“Qeveria e Republikës së Kosovës duhet të ndajë nje fond për kompensim të menjëhershëm të dëmeve të shkaktuara këtë vit nga breshëri nëpër komunat e Kosovës, në mënyrë që të ndihmohen shumë familje të cilat sigurojnë ekzistencën e tyre nga sektori i bujqësisë” shkruan Deliu në Facebook raporton Gazeta Blic.
Postimi i plotë:
Dëme të konsiderueshme ka shkaktuar breshëri dhe stuhia e djeshme në qytetin e Skënderajt dhe fshatrat përreth.
Shumë kultura bujqësore janë shkatërruar në tërësi ndërsa sipas banorëve janë dëmtuar edhe një pjesë e konsiderueshme e pemëve dhe perimeve të mbjellura. Përveq në Skënderaj, dëme të konsiderueshme janë shkaktuar edhe në qytete tjera të Kosovës.
Qeveria e Republikës së Kosovës duhet të ndajë nje fond për kompensim të menjëhershëm të dëmeve të shkaktuara këtë vit nga breshëri nëpër komunat e Kosovës, në mënyrë që të ndihmohen shumë familje të cilat sigurojnë ekzistencën e tyre nga sektori i bujqësisë.


