Sot rreth orës 05:40 është raportuar për një objekt që është përfshirë nga zjarri në Lipjan, raporton Gazeta Blic.
Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit me qëllim të menaxhimit të përhapjes së zjarrit.
Nuk raportohet për ndonjë person të lënduar, përveç dëmeve të konsiderueshme materiale.
Rastin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënësi i policisë, Agron Borovci.
Njoftimi i plotë:
Rreth orës 05:40, është raportuar për një objekt të përfshirë nga zjarri në Lipjan.
Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit me qëllim të menaxhimit të përhapjes së zjarrit.
Nuk raportohet për ndonjë person të lënduar, përveç dëmeve të konsiderueshme materiale.
Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve që konsistojnë në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


