Klubi anglez Arsenal pritet ta transferojë mbrojtësin Ben White.
Sipas ‘’The Sun“, Arsenal ka arritur marrëveshje me Brighton për transferimin e White gjatë afatit kalimtar të verës.
Mbrojtësi pritet të nënshkruajë një kontratë pesë-vjeçare me ‘’Topçinjtë’’ të vlefshme deri në qershor të vitit 2026.
Gunners do të shpenzojnë rreth 60 milionë euro për blerjen e anglezit, futbollisti do të kryej testet mjekësore pasi të përfundojë pushimet e tij.
23-vjeçari, ishte ftuar nga Kombëtarja e Anglisë në “Euro2020”, por nuk zhvilloi asnjë minutë.
Me transferimin në Arsenal, White do të bëhet njëri ndër mbrojtësit anglez më të shtrenjtë.


