Sporti

Gjigantët anglez pas Rice, West Ham ‘blindon’ mesfushorin

07/16/2021 23:16
nga:E K

Paraqitjet fantastike të Declan Rice në Euro 2020 nuk kanë ikur pa u vënë re nga ekipet e mëdha angleze.

21 vjeçari ishte titullar i padiskutueshëm në ekipin e “Tre Luanëve” nën urdhërat e Southgate, duke arritur deri në finale të Euro 2020 ku humbën nga Italia pas penalltive, shkruan GazetaBlic Sport.

Chelsea dhe Manchester United janë dy skuadrat që po e kërkojnë me ngulm të riun anglez, megjithatë West Ham nuk dëshiron t’a lëshojë mesfushorin e tyre kryesor.

West Ham ka përgaditur një kontratë të re për Rice me një pagë vjetore deri në 6 milionë euro.

/GazetaBlic Sport/