Sporti

Liverpool futet në garë për yllin e Lyonit

07/16/2021 23:43
nga:E K

Liverpool po kërkon një mesfushor për të zëvendësuar Wijnaldum.

Sipas “ESPN“, skuadra e Jurgen Klopp është në kërkim të yllit të Lyonit, Houssem Aouar, shkruan GazetaBlic Sport.

The Reds” janë futur në garë me ekipet e tjera angleze si: Manchester United, Tottenham dhe Arsenal të cilat poashtu kanë shfaqur interes për shërbimet e 23-vjeçarit.

Kujtojmë se Liverpool dhe Lyon nuk kanë raporte të mira pasi disa vite më parë kishte dështuar transferimi i Fekir në Angli.

/GazetaBlic Sport/