Lajme

Lumir Abdixhiku vaksinohet me Astra-Zeneca, fton edhe të tjerët ta bëjnë të njëjtën

07/16/2021 19:59
nga:M K

Është vaksinuar edhe kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Abdixhiku, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka konfirmuar se ka pranuar vaksinën anti-Covid të llojit Astra-Zeneca, teksa ka ftuar të tjerët ta bëjnë të njëjtën gjë, pra të vaksinohen, përcjell GazetaBlic.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

Sot, u vaksionova me dozën e parë ‘AstraZeneca’, në Qendrën e Vaksinimit, Salla 1 Tetori; dhe nëpërmjet këtij postimi i ftoj të gjithë qytetarët tanë të bëjnë të njëjtën gjë.
Kur në marsin e vitit të shkuar, si Ministër Qeverie, në papritshmërinë më të madhe politike e jetësore, isha ballafaquar me sfidën më të rëndë globale, ishin pjesëtarët e stafit shëndetësorë që bënin gjithë punën në vijë të parë. Janë të njëjtit, mantelbardhët, që vazhdojnë 16 muaj më pas të qëndrojnë në vijën e parë të detyrës dhe të shërbejnë që nga atëherë, pa hezitim.
Fitore Qela, Mirjeta Tasholli, e Jehona Ahmeti janë tri nga qindra e mijëra heronj shëndetësorë që vazhdojnë t’i japin fund sfidës së pandemisë. Ato sot u kujdesën për vaksionimin tim e të qindra qytetarëve tjerë. Dhe këtë punë e bëjnë secilën ditë. Ju faleminderit!
Nuk ka alternativë tjetër për ta mposhtur sfidën e stërzgjatur përpos vaksinimit. Na duhet ta arrijmë sa më parë imunizimin kolektiv, e kështu t’i mbrojmë qytetarët tanë në rrezikshmëri. Prandaj, ta përfundojmë sa më parë.

/GazetaBlic/