Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka reaguar pas aksionit të sotëm të Policisë së Kosovës.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ajo ka thënë se pamjet e tilla, si ajo e arrestimit të dhunshëm të aktivistëve të PSD-së në përgjithësi e të Rrustës në veçanti, e kanë lënë të tmerruar atë, përcjell GazetaBlic.
Më poshtë edhe postimi i plotë.
E indinjuar, e zhgënjyer, e tmerruar nga kjo pamje sot.
Përtej kauzës së protestuesve, me të cilën pajtohem plotësisht, ky lloj demonstrimi i dhunës ndaj tyre është tërësisht i papranueshëm.
E di që shumica dërrmuese e pjestarëve të Policisë së Kosovës janë gra dhe burra të ndershëm të cilët i shërbejnë shtetit me nder.
Por, imazhet që pamë sot nuk do të doja t’i shihja askund në botë, e aq më pak në Kosovë.
Ministri i Brendëshëm, një protestues profesionist, duhet të skuqet nga këto pamje.
/GazetaBlic/