Sporti

Rashani afër transferimit te Clermont

07/16/2021 19:10
nga:E K

Sulmuesi Elbasan Rashani pritet të transferohet në Francë.

Sipas mediave franceze, Rashani do të zyrtarizohet së shpejti si futbollist i ri i Clermont.

Sulmuesi, është aktualisht pa kontratë, sezonin e kaluar ishte pjesë e skuadrës turke BB Erzurumspor ku në 12 ndeshje realizoi tre gola.

Skuadra e Clermont do të garojë në Ligue I sezonin e ardhshëm në Francë, dhe do të ishte i mirësardhur një transferim i Rashanit në radhët e tyre.

Reprezentuesi kosovar ka zhvilluar 16 paraqitje me fanellën e Kosovës deri më tani duke realizuar tre gola.