Lajme

Njofton Bashkësia Islame: Kështu do të falet Namazi i Bajramit

07/16/2021 15:56
nga:Gazeta Blic

Për herë të parë që nga fillimi i pandemisë namazi i Bajramit këtë të marte do të falet me kapacitet të plotë nëpër xhami.

Myftiu Naim Tërnava ka marrë vendim që namazi të falet në përputhje me masat kundër COVID-q9 dhe të shfrytëzohen objektet përcjellëse dhe hapësirat përreth xhamive.

Ndërkaq, ka kërkuar që të shmanget organizimi i ceremonisë së faljes së namazit në ambiente publike sikur janë sheshet, stadiumet apo të ngjashme.