Lajme

Krasniqi – Kurtiti: Shteti nuk mbahet me demagogji, por me punë e përkushtim!

07/16/2021 14:03
nga:Gazeta Blic

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së Rrezarta Krasniqi, ka thënë se Qeveria Kurti ka ndërtuar qasje të gabuar në raport me dialogun me shtetin serb.

Ajo ka kritikuar Qeverinë edhe për mungesë të tranaparencës lidhur me procesin e dialogut me shtetin serb.

“Të hënën më 19 Korrik, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti udhëton në Bruksel për t’u takuar me Vuçiqin, e ne njoftohemi vetëm nga mediat për këtë vizitë, sepse kjo qeveri ka vendosur të shpërfillë institucionin e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe opozitën, ndonëse kanë miratuar një rezulutë për t’i raportuar Kuvendit të Kosovës para çdo veprimi që do të ndërmerret lidhur me dialogun me Serbinë”, ka thënë ajo.

Sipas deputetës Krasniqi, deri më tani nuk ka pasur tendecë të kësaj qeverie që e faktorizon shtetin.

“Ajo çka kemi parë është se fokusi i kësaj Qeveria ka qenë në shkarkimet e disa ambasadorëve, që për vlerësimin tim mënyra se si kanë ndodhur ato shkarkime ka qenë një lloj hakmarrje politike. Nuk e justifikojë faktin se në disa ambasada mund të ketë pasur edhe njerëz jo kompetentë, por shkarkimi i tyre është dashur të bëhet mbi bazën e rezultatit të tyre të punës, angazhimin që e kanë treguar dhe jo të shkarkohen blanko, çka po e ritheksoj për bindjen time më tepër ka qenë vendim mbi baza të hakmarrjes”, ka thënë ajo.

Më poshtë e gjeni fjalimin e plotë:

Të dashur qytetarë,

Për shkak të mungesës së kohës për deklarim jashtë rëndit të ditës, e pata të pamundur të mbajë fjalim lidhur me politikën e jashtme të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe qasjes së gabuar në raport me dialogun me shtetin serb.

Andaj, po e publikoj këtu fjalimin e plotë.

Të hënën më 19 Korrik, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti udhëton në Bruksel për t’u takuar me Vuçiqin, e ne njoftohemi vetëm nga mediat për këtë vizitë, sepse kjo qeveri ka vendosur të shpërfillë institucionin e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe opozitën, ndonëse kanë miratuar një rezulutë për t’i raportuar Kuvendit të Kosovës para çdo veprimi që do të ndërmerret lidhur me dialogun me Serbinë.

Ne nuk po arrijmë të kuptojmë këtë nxitim që e keni për të dialoguar me Serbinë, duke e ditur që në deklarimet tuaja, dialogu nuk ka qenë në prioritetet e para të kësaj qeverie. Çka ndryshoj tani? Ku janë të pagjeturit? Keni thënë se nuk futeni në bisedime pa u gjetur edhe pagjeturi i fundit, derisa me shumë nxitim dëshironi të futeni në dialog. Nuk e di si do të arsyetoheni para familjarëve ta pagjeturve për këtë nxitim.

E keni filluar raund të ri të bisedimeve me një qasje të gabuar e që besa edhe të dëmshme për vendin. Ka mungesë të transparencës dhe ne si përfaqësues të popullit jemi të fundit që informohemi për hapat që do të ndërmarrë qeveria.

z. Kurti, me lejoni t’ua rikujtojë se ke qenë në opozitë vazhdimisht ke kërkuar transparencë më të madhe nga qeveritë karshi dialogut, çka ndodhi Kryeministër që harruat ato kritika?

Ju duhet ta dini se kjo qasje mospërfillëse ndaj Kuvendit të Kosovës është e dëmshme edhe për demokarcinë e vendit, andaj konsideroj se duhet të ndryshohet kjo praktike e keqe që keni nisur ta instaloni, me injorim të Kuvendit dhe të opozitës. Kuvendi i Republikës së Kosovës duhet të njoftohet paraprakisht me agjendën me të cilën Kosova shkon në Brkusel, pra të dihet qartë çka do të diskutohet atje dhe cili do të jetë pozicioni i Kosovës në raport me Serbinë.

Si deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës unë ndihem e shqëtesuar edhe me qasjen në politikën e jashtme që është duke ndërtuar kjo qeveri. Kur po e them këtë në mendje kam paraqitjen skandaloze të Ministres së Punëve të Jashtme znj. Donika Gërvalla ne Këshillin e Sigurimit dhe intervistat e saj në mediat ndërkombëtare e sidomos qëndrimet të cilat ajo i ka bërë publike në platformat sociale si Tëitter, qëndrime këto me të cilat janë pajtuar edhe drejtuesit e kësaj qeverie.

Ne nuk kemi pare asnjë tendecë të kësaj qeverie që e faktorizon shtetin tonë. Ajo çka kemi parë është se fokusi i kësaj Qeveria ka qenë në shkarkimet e disa ambasadorëve, që për vlerësimin tim mënyra se si kanë ndodhur ato shkarkime ka qenë një lloj hakmarrje politike. Nuk e justifikojë faktin se në disa ambasada mund të ketë pasur edhe njerëz jo kompetentë, por shkarkimi i tyre është dashur të bëhet mbi bazën e rezultatit të tyre të punës, angazhimin që e kanë treguar dhe jo të shkarkohen blanko, çka po e ritheksoj për bindjen time më tepër ka qenë vendim mbi baza të hakmarrjes.

Si Lidhje Demokratike e Kosovës po ashtu kemi kundërshtuar qëndrimin e kësaj qeverie edhe për marrëveshjen e 4 Shtatorit të nënshkruar nga ish-Kryeministri z. Avdullah Hoti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila sipas zëdhënësit të kësaj qeverie nuk ka asgjë obligative për shtetin e Kosovës. Ky qëndrim i Qeverisë Kurti rrezikon raportet me aleatin me të madh të Kosovës, SHBA-në. Ne kemi pare edhe reagimin e Adiministratës Biden, të cilët thonë se kjo marrëveshje duhet të zbatohet në plotëni, derisa qëndrimi kundërshtues i kësaj qeverie ndikon drejtpërdrejt në përkeqësimin e marrëdhënieve.
Është e rrezikshme vendosja në pikëpytje e raporteve me SHBA-në.

Kjo qeveri duhet të tërhiqet urgjentisht nga kjo tendecë që mund të çoj në prishjen e raporteve me aleatet e vendit tonë. Marrëveshja e 4 shtatorit është një nga marrëveshjet historike që ka nënshkruar Kosova, marrë parasysh edhe faktin se ndërmjetësimi i saj u bë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që në çdo moment kanë dëshmuar se ja dojnë të mirën Kosovës dhe popullit të saj.

Ta ruajmë këtë miqësi e të mos e vendosim fatin e vendit në rrezik.

Përfundinisht shteti nuk mbahet me demagogji, por me punë ,përkushtim , profesionalizëm dhe transparencë.