Denis Bakalli, 17 vjeçari që u raportua se ka vdekur duke rënë në hapësirën e ashensorit të një objekti që ishte në ndërtim e sipër, ka qenë futbollist i KF Gjakova.
Nga ky ekip nëpërmjet një postimi në Facebook, thanë se ai ishte shembull për të tjerët si djalë i mirë, por edhe futbollist shumë i talentuar.
“Ne sot po e prisnim ardhjen e tij në Turneun qe po mbahet në Durrës që tju bashkangjitej kolgeve të tij të klubit, por neve na erdhë lajmi i trishtimit për ndarjen e hershme të DENISIT ku tragjikisht humbi jetën dhe shprehim ngushllimet me te sinqerta familjes Bakalli” shkruante në postimin e klubit.
Tutje u njoftua se fitorja e lojës së sotme iu kushtua atij.
Njoftim;
Njoftojmë të gjithë dashamirët e klubit dhe futbollistët e të gjitha gjeneratave se sot humbi jetën tragjikisht në moshën 17 vjeçare futbollisti ynë DENIS BAKALLI.
I cili ishte shembull për të tjerët si djalosh i diciplinuar por edhe futbollist shumë i talentuar i Kf.Gjakova.
Ne sot po e priseshim ardhjen e tij në Turneun qe po mbahet në Durrës që tju bashkangjitej kolgeve të tij të klubit, por neve na erdhë lajmi i trishtimit për ndarjen e hershme të DENISIT ku tragjikisht humbi jetën dhe shprehim ngushllimet me te sinqerta familjes Bakalli për humbjen e djalit tyre dhe fitoren e sodit djelmoshat Gjakovar ja kushtuan pikërisht DENISIT i cili mbante nr. e fanelës 22. Ne si kryesi dhe staf dhe te gjitha grupmoshat e klubit ngushllojmë familjen BAKALLI…Me xhehnet e shpërbleft allahu”
