Lajme

“Protestuesit kanë shfaqur shenja agresiviteti” -Policia konfirmon arrestimin e tetë zyrtarëve të PSD-së

07/16/2021 13:41
nga:Y I

Arrestimin e tetë zyrtarëve të PSD-së e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka thënë për “Gazeta Blic” se protestuesit kanë dëmtuar disa vetura dhe kanë shfaqur shenja agresitiviteti.

Njoftimi i plotë:

“Sot rreth orës 12:00 në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë, një grumbull personash kanë zhvilluar një aktivitet të paparalajmëruar.Si pasojë e veprimeve të tyre me shkruarjen e grafiteve, janë dëmtuar disa vetura.Të njëjtit vazhdimisht kanë shfaqur shenja të agresivitetit, veprimeve të ulëta të kontaktit fizik me pjesëtarë të policisë, shpërfilljes së urdhrave të zyrtarëve policor si dhe pengim të tyre në kryerjen e detyrës zyrtare.

“Duke u gjendur në rrethana të tilla, policia ka shoqëruar në stacionin policor tetë prej tyre dhe aktualisht të njëjtit janë duke u proceduar në fazën preliminare.Së këndejmi është njoftuar edhe prokurori i shtetit i cili bashkërisht me policinë po koordinon veprimet vijuese që konsistojnë në zbardhjen e të gjitha rrethanave që karakterizojnë ngjarjen, përpara masave të mëtejme në procedurë” tha Borovci për “Gazeta Blic”

 

Momenti i arrestimit të dhunshëm të Dardan Molliqajt me shokë (video)