Shefi i Grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka replikuar me Shefen e Grupit Parlamnetar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila në lidhje me votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.
Gashi tha se në vend që të flitet për marrëveshjet, Kusari u përgjigj për 14 shkurtin.
Ai i tha se se edhe LDK-ja kishte fillur dikur të bëhej si ata nuk dëgjonte askënd.
“Zonja Kusari Lila u përgjigj me rezultatin e 14 shkurtit. Eshtë i njëjti popull që na ka votu dikur ne dhe pastaj i’u votoi ju, sepse edhe ne kishim fillu mu ba si ju, nuk dëgjonin askënd. Mënyra sesi foli Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së nuk të jep hapësirë për bashkëpunim” i tha Gashi -Kusari-Lilës raporton Gazeta Blic.