Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka dalë me një komunikatë rreth gjendjes së ujit të pijshëm në Deçan, raporton Gazeta Blic.
Nga IKSHPK bëhet e ditur se nga mostrat e marra me datën 13 nga rajoni i Deçanit janë zbuluar disa baktere patogjene.
Këto baktere mund të japin indikacion për kontaminim të ujit të pijshëm, kurse në kaptazhën e Drenocit janë izoluar vlera të shtuara të bakterieve koliforme dhe E.coli.
“Uji nga kaptazha e Drenocit deklarohet jo i pijshëm” thuhet në komunikatë.
Njoftimi i plotë:


