Ish-kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku ka komentuar deklaratën e kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili kishte deklaruar se “i jep 100 Samia për Bekim Jasharin”.
Lushtaku në Pressing të T7 tha se ky është mendimi i tij. Ai shtoi se nuk ka marrëdhënie të këqija me Lladrovcin por as raporte të mira.
“Nuk kam as marrëdhënie të këqija, por nuk kam as raporte të mira Mendim i tij është. Nuk është politike. Unë kur ka kandidu Ramizi e kam ndihmu, e kam ndihmu me fuqinë e vogël që e kam pasë, sepse kam qenë në burg, i kam shfrytëzu vizitat për t’i ndihmuar”, ka thënë Lushtaku.
Tutje ai tha se komunën e Drenasit e kanë lënduar pa nevojë dhe se për këtë fajin kryesor e ka kryesia e partisë.
“Ramiz Lladrovci të mos kandidojë, nuk e ka mbështetjen e Degës në Drenas. Nuk kam armiqësi me askënd e as me Ramizin. Është gabim i madh i Ramizit me i hi kandidaturës. Unë mendoj që nëse PDK në këtë rast, Memli Krasniqi dhe kryesia e partisë ia jep besimin ai le të vazhdon. E kemi lëndu Drenasin, e kemi lëndu pa nevojë. Mendoj që fajet kryesore i ka kryesia e partisë. Është dashur një vendim më i guxishëm për Drenasin. Nëse dikush e ka lëndu e kemi lëndu ne që kemi qenë në kryesi”, tha Lushtaku.
Kujtojmë se i pari i Drenasit, ka deklaruar se me Lushtakun nuk ka armiqësi por që nuk kanë raporte miqësore.
“Sot për sot nuk i kam raportet e mira. I kam pasë të mira, i kam prish, i kam ndreq, i kam prish, i kam ndreq. S’kam armiqësi me Sami Lushtakun. Nëse nuk e kam lënë me investu në Drenas pa i ndjek procedurat, nuk do të thotë që kemi armiqësi. 100 Sami Lushtaka i jepi për Bekim Jasharin. Por nuk përzihem në problemet mes tyre, se ata nesër bëhen mirë mes vete, një herë e kam hangër në jetën time, nuk e e ha më”, ka thënë Lladrovci.
“Sami Lushtaku s’ka kontribut në luftë”- Sami Lushtaku i kundërpërgjigjet Bekim Jasharit