Lajme

“Kosova po mbijeton, ani pse qe 10 ditë s’ka kryeministër”

07/15/2021 21:57
nga:M K

Vazhdojnë kritikat ndaj qëndrimit të Albin Kurtit në Greqi dhe qasjes së qeverisë ndaj rastit në Deçan.

Aktivisti i shoqërisë civile dhe njohësi i zhvillimeve politike, Petrit Zogaj, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka thënë se Kosova po ia del të mbijetojë, ani pse tash e dhjetë ditë është pa kryeministër, zëvendësi i tij është duke u marrë me injeksione, derisa zëvendësja duke gabuar në “Twitter”, përcjell GazetaBlic.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

Kosova po mbijeton anipse qe 10 dite s’ka kryeminister, zevendesi i tij i pare eshte duke marre infuzione, e zevendsja tjeter duke bere gafe ne twitter. Ne anen tjeter, 1500 qytetare te helmuar. Kete skenar as skeptiku me i madh i Kurtit nuk do ta parashikonte.

Pak “frymë” për të akuzuarit në Hagë: Nesër e pasnesër familjarët vizitojnë Gucatin e Krasniqin

/GazetaBlic/