Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka qëndruar sot në Prizren bashkë me kandidatin e kësaj partie për kryetar të komunës, Shaqir Totaj.
Krasniqi me anë të një postimi ka thënë se Prizreni ka degraduar nga keqqeverisja lokale në katër vitet e fundit, por që kjo sipas tij do të marrë fund në tetor.
“Në takime me profesorë, mësimdhënës, artistë në Shoqërinë Kulturore Artistike “Agimi”, ndërmarrës nga shoqata “Esnaf”, si dhe shumë qytetarë tjerë, biseduam për nevojën e bashkimit të të gjithëve pa dallim, për t’i dhënë Prizrenit një lidership të ri që e meriton”, ka bërë të ditur Krasniqi.
Sipas Krasniqit, Totaj ka plan dhe zgjidhje për Prizrenin, si dhe një ekip profesionistësh që do të qeverisi ndershëm dhe me përkushtim.
Postimi i plotë i Krasniqit në Facebook:
Kryeqyteti shpirtëror e historik i yni – Prizreni, ka degraduar nga keqqeverisja lokale në katër vitet e fundit. Por kjo do të marr fund në tetor.
Në takime me profesorë, mësimdhënës, artistë në Shoqërinë Kulturore Artistike “Agimi”, ndërmarrës nga shoqata “Esnaf”, si dhe shumë qytetarë tjerë, biseduam për nevojën e bashkimit të të gjithëve pa dallim, për t’i dhënë Prizrenit një lidership të ri që e meriton.
Me Shaqir Totajn kryetar, Prizreni do t’i rikthehet agjendës zhvillimore, frymës kulturore e historike, turzimit e shumë projekteve madhore.
Kryetari Shaqir Totaj ka zgjidhje për Prizrenin. Ka plan për Prizrenin. Ka shumë dashni për Prizrenin. Ka ekip profesionistësh që do të qeverisin ndershëm dhe me përkushtim.