Sporti

Fantastike, Kosova fiton medalje të artë në Evropianin U20

07/15/2021 19:24
nga:Lorik J

Atleti ynë fitoi medaljen e artë në hedhjen e gjylës 6 kilogramë.

Rezultati më i mirë i tij në finale ishte 19.90 metra.

Ai la kundërshtarët e tij prapa për më shumë se gjysmë metre.

Komiteti Olimpik i Kosovës ka përgëzuar suksesin e madh të Ramadanit, trajnerit të tij, Shabanit dhe gjithë komunitetit të atletikës.