Sporti

Një javë më parë u transferua tek Malisheva, sot Azem Bejta njofton largimin nga klubi!

07/15/2021 18:50
nga:Lorik J

Azem Bejta, mbrojtësi i njohur kosovar ka shkëputur marrëveshjen me FC Malishevën.

Në fakt, ai arriti marrëveshje me Malishevës para 1 jave, por sot ka njoftuar se është larguar nga klubi i Arsim Thaqit, përcjell GazetaBlic Sport.

Më poshtë keni njoftimin e Bejtës:

“Nga sot dua t’i njoftoj të gjitha shtresat e sportit në Kosovë se unë Azem Bejta me pëlqim të dyanshem shkëputa marrëveshjen me FC Malishevën të bërë pak ditë më parë, falënderoj trajnerin Arsim Thaqi, kryesinë dhe në veçanti tifozët e klubit për mikpritjen që më bën”, shkruan Bejta në rrjetin social, Facebook.

/GazetaBlic Sport