Roma dhe Granit Xhaka janë në afër finalizimit të marrëveshjes.
Xhaka është gjithnjë e më afër klubit italian. Propozimi i fundit nga Giallorossi ka arritur 18 milion euro me bonuse dhe qëllimi është që t’i jepet mesfushori José Mourinho tashmë për fillimin e sezonit, përcjell GazetaBlic Sport.
Granit Xhaka tashmë i ka thënë po Romës.
Sipas mediave italiane, Xhaka tashmë ka pranuar një kontratë katër-sezonore me vlerë rreth 5 milion.
/GazetaBlic Sport


