Lajme

Edhe Prindon Sadriu dha para për fushatën e Vetëvendosjes! (Dok)

07/15/2021 18:23
nga:Gazeta Blic

Edhe bashkëshorti i Vjosa Osmanit, Prindon Sadriu është njëri ndër financuesit e fushatës së Lëvizjes Vetëvendosje drejtuar nga Albin Kurti.

Sadriu, ka qenë njëri nga donatorët e Vetëvendosjes në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura 14 shkurtin e këtij viti.

Ai e ka financuar Vetëvendosjen me 1 mijë e 680 euro.

Lista Guxo iu bashkua Vetëvendosjes para zgjedhjeve të përgjithshme të 14 shkurtit.

Vetëvendosje nga gjitha partitë politike u financua më së shumti nga simpatizantë e mbështetës së saj e biznese të ndryshme.

Gjithsej donacione dhe kontributet në të holla që iu dhanë kësaj partie janë 170 mijë e 524 euro.