Sporti

Alioski transferohet tek super klubi turk

07/15/2021 18:12
nga:Lorik J

Ezgjan Aliu (Alioski) ka arritur marrëveshje për t’u transferuar tek skuadra e madhe turke, Galatasaray.

Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano ka njoftuar se Alioski ka arritur marrëveshje me Galatasaray, përcjell GazetaBlic Sport.

“Galatasaray do të kompletojë marrëveshjen me Gianni Alioskin. Ish mbrojtësi i Leeds do të kalojë në Galata si lojtar të lirë. Marrëveshja është në fazat e fundit për Alioskin në Galatasaray, pasi bisedimet e klubit turk nuk shkuan mirë me Patrick van Aanholt”, shkruan Romano.

/GazetaBlic Sport