Sporti

Milot Rashica pas prezantimit tek Norwich: Mezi po pres të luajë

07/15/2021 17:17
nga:Lorik J

Milot Rashica sot është prezantuar edhe zyrtarisht tek skuadra e tij e re, Norwich.

Futbollisti kosovar ka filluar sot edhe stërvitjet me klubin e Premierligës, shkruan GazetaBlic Sport.

Rashica ka theksuar se është shumë i lumtur dhe ndihet jashtëzakonisht mirë.

“Unë jam vendosur këtu me familjen time, dhe ndihem shumë mirë. Tani, unë kam filluar stërvitjet me djemtë dhe vërtet po e shijoj atë”, tha Rashica për faqen zyrtare të Norwich.

“Gjithçka është mahnitëse – gjithçka duket mirë – kështu që unë thjesht po e pres me padurim.”

“Unë jam shumë i ngazëllyer dhe shpresoj se do të kemi tifozët nga ndeshja e parë. Do të jetë mahnitëse të fillojmë me ta”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport